Aktualitet
Shpëtohen turistët, anija e tyre pësoi defekt në mes të detit në Karaburun
Pasagjerët e një anijeje turistike kanë kërkuar ndihmë nga Policia e Vlorës pasi mjeti i tyre kishte pësuar defekt në Karaburun.
Burime nga policia bëjnë me dije se anija kishte pësuar defekt dhe ndodhej në Karaburun, përballë Gjirit të Kallogjerit, në Raguzë. Në ndihmë të tyre u nisën 2 mjete lundrues, si dhe është njoftuar dhe Reparti Special Delta, të cilët kanë dërguar mjetin lundrues BP -10.
Me mbërritjen në vendin ku ndodheshin, u është dhënë ndihmë 28 pasagjerëve, të cilët janë transportuar nga mjeti lundrues i Rexhina Grup, i cili ndodhej pranë anijes, si dhe Mjeti Lundrues BP – 05.
Anija e cila ka pësuar defekt quhet DIVA me kapacitet maksimal 40 persona.
Pasagjerët e anijes Diva, kanë zbritur në Portin e Vlorës dhe nuk kanë dëmtime dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht Anija Diva ndodhet në det dhe po mbahet në mbikqyrje nga Policia Kufitare dhe Migracionit.