Aktualitet
“Shpirti i mamit, kaloi çdo gjë”/ Vrasja e 14-vjeçarit, dëshmitarja: Gjatë rrugës u përmend
Tirana u trondit sot nga vdekja e nxënësit 14-vjeçar të shkollës “Fan Noli”, dhe u plagos një tjetër. Dëshmitarja tha se ishte duke duke blerë mish për biznesin e saj, kur sheh djalin që ishte i shtrirë në tokë. Ajo tha se largoi turmën dhe mori të miturin dhe e ka transportuar në spital. Dëshmitarja tha për se Cani u përmend për një moment gjatë rrugës në spital, por askush nuk shkoi që ta ndihmonte.
“Unë isha duke blerë mish për biznesin tim dhe dëgjoj ulërima. Kur shoh djali ishte përtokë, i hidhnin raki dhe i mbanin plagën. Askush nuk po vinte ta merrte, as mësues nuk pashë, asnjë. Ishte moment sekondi. Për 3 minuta shpërndava të gjithë turmën, mora djalin kam hipur mbi trotuar kam ecur me shpejtësi për në spital, pashë ambulancën e ndalova. Rrugës djali u përmend. E mora në makinën time dhe nuk po më ndihmonte asnjë, nuk erdhi njeri që të më vinte në makinë shoqërues. Aty më erdhi një djalë që punonte në laborator, i vuri dorën te plaga dhe djalin e përmendëm gjatë rrugës. I thosha shpirti nënës, shpirti mamit ti u bëre mirë, ia hodhe, kaloi çdo gjë. Ai bërtiti. Rri i qetë i thash se shpëtove, kaloi çdo gjë, erdhëm në spital. Ia dhashë ambulancës dhe këtu erdha të interesohem nëse shpëtoi apo jo se nuk ja di as emrin. Kjo ka ndodhur rreth orës 13:00-13:30. Nxënës kishte plot, qanin ulërinin, njerëz pa fund që nuk dinin çtë bënin. Shpërndava turmën, rrëmbeva djalin, mora dhe një ndihmës dhe vrapova drejt ambulancës. Unë shpejtova më shpejt se ambulanca, kalova mbi trotuare, pengesa dhe arrita deri te ambulanca. E çova djalin gjallë dhe pa pikë gjaku. Kam makinën dhe s’ka asnjë njollë gjaku. Atletet e çunit ndodhen në makinë time,”- rrëfeu ajo për “Report TV”.
Një sherr me thika ndodhi këtë mesditë tek shkolla “Fan Noli” në Tiranë. Si pasojë e sherrit mbeti viktimë një 14-vjeçar. Mësohet se në sherr janë përfshirë 7 adoleshentë. Ndërsa autori i dyshuar është po një tjetër 14-vjeçar, i cili po ashtu mori plagë në krahë dhe po merr ndihmë mjekësore në një spital privat.