Kosova
‘Shpresoj që KFOR të mos lëvizë nga ura, nuk ka kushte për hapjen e saj’
Sllobodan Zeçeviç nga Instituti për Studime Evropiane tha me rastin e njoftimit të Prishtinës zyrtare se do ta hapin urën në lumin Ibër, se shpreson që KFOR-i ta mbajë premtimin që ka dhënë.
Sipas tij, edhe pse Uashingtoni dhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it i kanë thënë Prishtinës shumë qartë se çështja e urës në Ibër është çështje e dialogut në Bruksel, Albin Kurti nuk dorëzohet dhe tensionet nuk zbehen.
“Në veri të Kosovës ka pasur njerëz që me jetën e tyre e kanë mbrojtur atë urë dhe mbijetesën e popullit serb. Ajo një simbol i madh. Kurti nuk ka treguar se eshte për tolerancën ndëretnike në Kosovë” – deklaroi Zeçevic.
Sipas vlerësimit të tij, nuk ka kushte objective per hapjen e ures dhe nuk ka besim se Albin Kurtit mund ta hapë urën.
“KFOR mund të pres çdo gjë nga Kurti. Prandaj BE-ja duhet të jetë e gatshme për lëvizje të tilla dhe duhet t’i tregojnë Kurtit se ku janë kufijtë. Shumë gjëra te tij janë toleruar dhe kjo do të ishte një tjetër shenjë se Albin Kurtit i është hapur dera, pavaresisht se ai po shkel të drejtat e njeriut, se po dëbon popullin serb nga Kosova”, theksoi Zeçeviç.