Aktualitet
Shqipëri-Greqi, bisedime për njohjen e pensioneve
Greqia dhe Shqipëria kanë nisur sot në Athinë bisedimet teknike për njohjen reciproke të pensioneve.
Sipas informacioneve nga takimi, palët do të fokusohen në vlerësimin teknik të kostove, adresimin e problematikave si dhe të japin zgjidhje konkrete të këtij ngërçi që mundon prej vitesh mijëra shtetas shqiptarë që jetojnë në Greqi.
Burime nga takimi i thanë Top Channel se qëndrimi i politikës së dy vendeve është ti jepet zgjidhje përfundimtare këtij problemi sa më shpejtë të jetë e mundur në mënyrë që të korrigjohen padrejtësitë ndaj të siguruarve në skenar reciproke të pensioneve.
Ndonëse takimi është teknik,palët shprehën vullnetin ta përfundojnë marrëveshjen sa më shpejtë,me gjasa brenda 1 ose 2 vitesh.
Emigrantët shqiptarë janë financuesi me i madh i skemës greke të pensioneve ndaj Athina zyrtare ka refuzuar ndër vite ti japë zgjidhje një marrëveshje për pensionet me vendin tonë,pikërisht prej vlerësimit prej saj se një marrëveshje për pensionet me Shqipërinë do të pakësonte burimet financuese së skemës së saj të pensioneve, çka do ta çonte në kolaps skemën greke.