Politike
Shqipëria barazoi 2-2 me Kroacinë/ Meta: Grup i fortë, mund ta mbyllim me fitore
Presidenti i PL-së, Ilir Meta, u shpreh se Shqipëria e nisi me një humbje, sot doli barazim dhe ku i dihet mund ta mbyllë me një fitore.
Në mbledhjen e Komisionit të Organizimit të PL-së, Meta tha se kemi një grup shumë të fortë, me Italinë dhe Kroacinë që i kemi miq.
“E di që jeni pak të mërzitur se kur e nis me fitore dhe përfundon barazim, por duhet ta shohim pozitivisht. Është një grup shumë i fortë, ekipe me eksperiencë, shpresojmë për fitore në të ardhmen”, tha Meta.