Sport
‘Shqipëria kalon, festë e madhe’, Kurti përshëndet fitoren e Shqipërisë
Fitoren e skuadrës së kombëtares së Shqipërisë e ka përshëndetur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në një reagim në rrjetet sociale, Kurti shkruan se kombëtar shkon për herë të dytë në europian. “Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024. Për herë të dytë në histori. Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë. Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve!”, shkruan Kurti.