Connect with us

Politike

Shqipëria në BE më shpejt se të gjithë?! Spiropali krah Marta Kos bën premtimin e madh për vitin 2030

Shqipëria do t’i përfundojë negociatat teknike për anëtarësimin në Bashkimin Evropian brenda vitit 2027, ndërsa 2030 është objektivi ambicioz i qeverisë për hyrjen në familjen e Unionit.

Kështu u shpreh kryeparlamentarja Elisa Spiropali gjatë takimit me Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Spiropali e informoi Komisioneren Kos për progresin e shpejtë të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe faktin se vendi ynë spikat mes vendeve kandidate për reformat e thella të pakthyeshme demokratizuese dhe integruese.

Ajo theksoi se Shqipëria në BE brenda 2030 është objektiv i arritshëm dhe prioriteti numër një i Kuvendit, i cili do të vijojë të mbështesë karakterin gjithëpërfshirës, legjitimitetin demokratik dhe transparencën e procesit të integrimit europian.

“Hapja e Zyrës Rajonale të Parlamentit Europian në Tiranë, nënvizoi znj. Spiropali, është një vlerësim për Shqipërinë si vendi kandidat më i shpejtë, më i vendosur dhe më i merituar drejt anëtarësimi në Bashkimin Europian”, tha kryetarja e kuvendit, Elisa Spiropali.

Elisa 4

Elisa 3

Elisa 2

Elisa 1

Advertisement