Connect with us

Kosova

Shqipëria për Kosovën në vijën e zjarrit

Përfaqësuesi i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, ka thënë se sipas Nenit 4 të marrëveshjes së Ohrit thuhet që Serbia s’do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Hoxha ka thënë gjithashtu se është I befasuar teksa ka dëgjuar diplomatin serb, Ivica Daçic teksa bën të kundërtën, ndërkohë që i bën thirrje Kosovës që të respektojë marrëveshjen.

“Sipas Nenit 4 të marrëveshjes së Ohrit thuhet se Serbia s’do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organiztat ndërkombëtare. Isha shumë i befasuar ta dëgjoj ministrin Dacic të thotë të kundërtën këtu edhe pse ai i bënte thirrje Kosovës që t’i përmbahet marrëveshjeve. Ne përshëndesim përfaqësuesin e BE-së, Borell, Lajcak, dhe Escobar për angazhimin e tyre. Marrëveshjet vlejnë nëse zbatohen”, ka thënë ai

Persa i përket zgjedhjeve lokale, Hoxha ka thënë se Kosova i ka organizuar në mënyrë të shkëlqyer, dhe se i vjen keq që serbët nuk kanë marrë pjesë.

Advertisement