Connect with us

Politike

Shqipëria së shpejti në BE? Presidenti i KE mesazh shqiptarëve: Vitin tjetër kur të vij për vizitë në Tiranë…

Antonio Costa: Kam mesazh të fortë për qytetarët shqiptarë që në muajt në vijim jam i sigurt që ju do bëni një punë të shkëlqyer dhe vitin tjetër kur të vij për vizitë jam i sigurt që nuk do na duhet t’i përgjigjemi të njëjtës pyetje. Këtë do dëshiroj të dëgjoj, që Shqipëria do bëhet anëtarë e Bashkimit Europian.

Edi Rama: Unë po bëj sikur nuk po e kuptoj pyetjen dhe po them që jo vetëm që i qëndroj asaj që i kam thënë, që na është dhënë mundësia historike, pasi janë rreshtuar yjet bashkë dhe BE ka hapur derën që të hymë nëse bëjmë të gjitha ato që janë të shkruara dhe të përmbledhura në planin që kemi në tavolinë deri ne fund të vitit 2027.

Ne do e bëjmë tonën, se nëse nuk do e bëjmë ne, nuk ka çfarë bën as Antonio që e dëshiron Shqipërinë brenda në BE. Pasi në te bëjmë tonën, topi është në fushën e tyre. Absolutisht, kjo është një mundësi historike dhe ky është një mision historik për ne. Ne jemi në mes të europës dhe sa kohë nuk do futemi në BE, do të  mbetemi të huaj

Advertisement