Connect with us

Rajon

‘Shqipëria të sillet si vend i BE’, Mitsotakis: “Beleri” çështje e shtetit ligjor

“Çështja Beleri është çështje e shtetit ligjor, nuk është dypalëshe.” Ka qenë ky qëndrimi i mbajtur nga kryeministri grek nga Brukseli kur pas përfundimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor dha një deklaratë për mediat greke.

Sipas raportimeve të mediave greke, Kyriakos Mitsotakis ka përsëritur qëndrimin e Greqisë se kërkohet njohja ligjore e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës.

Teksa thekson se vendi që i drejton nuk kërkon të ndërhyjë në drejtësinë shqiptare, kryeministri grek shtoi se presin që të gjendet një mënyrë për “ta zgjidhur problemin për të respektuar vullnetin e qytetarëve të Himarës.”

Advertisement