Politike
Shqipërinë nuk e rregullon makiazhi, po flasim për një gjendje në vdekje klinike.

Brisida Shehaj paraqiti një panoramë shqetësuese për menaxhimin e mbetjeve në Shqipëri.
Ajo thekson se sistemi i incenerimit dhe landfill-ëve është i kapur nga interesa të ngushta, me disa individë që kontrollojnë gjithë procesin, ndërsa qeveria nuk ka një strategji të qartë dhe efektive
Sipas Shehajt, mungesa e transparencës, problemet ligjore dhe administrimi i dobët po bëjnë që ky sektor jetik të mos prodhojë asnjë përmirësim real në trajtimin e mbetjeve, përkundrazi, po rritet korrupsioni dhe pasiguria financiare.
Ekspertja paralajmëron se pa një ndryshim thelbësor në mentalitetin dhe politikat shtetërore, Shqipëria do të vazhdojë të përballet me kriza të thella mjedisore dhe financiare në këtë fushë.
Pjesë nga deklarata:
Pjesa e incenerimit ka filluar që në 2014, me atë shpalljen e emergjencës së famshme. Elbasani, Fieri, Tirana dhe Vlora ishin landfillet. Edhe pse nuk flitet shumë për landfillin në Vlorë, kjo ndodh sepse sigurisht një pjesë e parave janë investuar nga KVV-ja, fituesi i asaj kontrate mbetet Klodjan Zoto. Ngelen gjithë momentumi i incinerimit apo trajtimit të mbetjeve në Shqipëri me këtë qeveri në duart e një apo dy individësh. Hetimet dhe pset e cunguara dhanë të drejtë se ato ishin vetëm disa prestanome.
Tani të flasim për strategjinë. Nëse do të bësh diferencimin mbi burimin, do të merresh me prodhuesin më të madh, që është individi i mbetjeve dhe biznesi, dhe do të përpiqesh ta implementosh. Këta e kanë pasur disa herë për ta implementuar, por nuk është bërë asnjëherë. Qëndrimi në duar nuk kap për të prodhuar asgjë të mirë nëse nuk ndryshon mentaliteti i kësaj qeverie. Sepse që ai ta mbajë, do të thotë që kjo drejtori që do të ngrihet duhet të marrë në administrim të gjitha këto që janë: Elbasani, Fieri që nuk është më me qira, pastaj Tirana që duhet marrë në administrim, por nuk ka çfarë të marrë. Në Tiranë është sekuestruar, administrohet nga agjencia e pronave të sekuestruara, dhe tani kjo agjenci ka detyrimin ligjor ta operojë njësoj si biznesi, që do të thotë se ka detyrimin të plotësojë kushtet e kontratës. Kjo do të thotë që ato para që merren, ata minimalisht duhet të bëjnë investimin, ndërkohë po bëjnë vetëm zgjerimin e landfillit, sepse nuk ka më tokë.
Prandaj, inceneratori i Tiranës për sa kohë nuk kryen investimet del kompani me shumë fitim, sepse paratë i merr një më një nga shteti. Kjo do të thotë se nëse kjo agjenci do të marrë në administrim këto vepra, pasuri, atëherë inceneratorin e Tiranës ose do ta zhdukim që të mos ekzistojë më. Kjo agjenci, për sa kohë këto janë vepra që shteti i njeh, është e detyruar t’i marrë në administrim, dhe çfarë trajtimi të mbetjeve do të bëjë ai? Pra, kjo agjenci për çfarë krijohet?
Pikërisht për të marrë dhe administruar, dhe fondi i parë që do të jetë, do të jetë nga bashkitë. Sot paguhen dy palë para, pra taksat tona dhe paguan edhe qeveria me fonde të kushtëzuara për transportin, sepse bashkitë tona marrin para për transportimin e mbetjeve.
Kjo agjenci do të marrë paratë e të gjithë bashkive në vend dhe do të administrojë këto para, por sigurisht që mund të marrë para edhe nga buxheti i shtetit. Ne kemi landfill-e të tjera që administrohen nga privatë, por edhe ata duhet të merren nën administrimin e agjencive.
Pra, kjo do të thotë që bashkive u hiqet totalisht autonomia. Ti ia hoqe njëherë, se ne harrojmë që këta kanë bërë edhe VKM të tjera të kundraligjshme. Në VKM-në e caktuar për mbetjet kanë krijuar rajone, kanë bashkuar qarkun Durrës dhe Tiranë, dhe sipas VKM-së ti je i detyruar që inceneratori i Tiranës do të ishte ai që do të depozitohej për rajonin, jo për qarkun. Pra, të gjitha bashkitë me atë VKM e bëjnë apo jo, por me atë VKM të jashtëligjshme, këta kanë bërë histori dhe kjo do të jetë historia e radhës.
Kontratat koncensionare, ndrysho ligjin sa të duash, është kontratë. Nëse ti ndryshon ligjin dhe do të kërkojë të marrë në administrim edhe landfillin, atëherë do të kemi edhe kosto financiare të tjera.
Në këtë lloj situate, kjo nuk është as makiazh, po flasim për një gjendje në vdekje klinike. Kjo është ajo që mendoj dhe besoj. Për sa kohë ti si shtet erdhe dhe the se në shëndetësi nuk kishe kapacitete dhe i dhatë të gjitha me koncesion, naftën, markimin, shërbimet drejtori dhe i dhe me koncesione, në çdo fushë ka futur koncesione. Pra, ti si shtet ke dhënë çdo gjë me koncesione, te mbetjet i doli aftësia dhe do të shohim çfarë kontratash do të bëjë kjo agjenci.

