Connect with us

OPINION

Shqipninë mos e shif me dylbi serbe o Rron’ rigjinal

Nga Astrit Cani

Gjegje Rron ‘rigjinalit

Nuk e di prej budallekut a prej dashakeqësisë, por nji tip, që mbahet si opinionist i pamvarun, pordhac i vogël panelesh edhe ma t’vogla, duel botnisht e tha: Shqipnia s’ka asgja origjinale, edhe turistat i ka kosovarë, kulturë s’ka, mundohet me përvetësue edhe Dua Lipën. Në fjalët e tija mu duk gati-gati se Shqipnia ishte koloni kosovare.
Nuk asht ky rasti. Dua asht industri muzikore, nuk asht art, as vlerë. I ati ka ndoj investim në Shqipni, ndoshta ka edhe ndoj interes. Kaq asht marrëdhania me të.
Nse ti mendon se Shqipnia asht ajo që përfaqësojnë ose përshfaqin gazetarët, nuk ke mendim. Nse nuk ke mendim, çka shpreh?
Kurr s’kam arritë me e kuptue pse nji pjesë e kosovarëve kanë nji kompleks inferioriteti kaq të madh në lidhje me shqiptarët e Shqipnisë. Dhe ktë kompleks e maskojnë (keq) si superioritet.
Shqipnia ka gjithçka.
Pyetja nuk asht a bahet Shqipnia, se ajo asht e bame. Pyetja asht a bahet Tirana? Aty luhet basti ma i madh.
Prishtina në ktë aspekt asht ma e bame se Tirana, por anën problematike të Tiranës, ia faturon krejt Shqipnisë. Nuk asht ky rasti. Problemi asht se pjesa ma autentike dhe bio e shqiptarëve të Kosovës janë fshatarët, qytetarinë e kanë edhe ma fallso se ne, kshtuqë ky opinionisti duhet me kërkue të vërtetën e vet, para se me kritikue të vërtetën tonë. Arsyeja asht e thjeshtë: Titoja nuk hoqi pronat. Prandej fshatarësia në Kosovë e mbajti tabanin kombëtar, te ne e humbi në përgjithësi.
Ça prodhon Shqipnia?
Shqipnia prodhon gjithçka: prej rrymës te bitumi, prej peshkut te lidhset e këpucëve. Në përpjestim ka rininë ma poliglote në kontinent. Shqiptarët e Shqipnisë mbisundojnë në muzikë klasike, në biznes, në ekonominë e bardhë dhe të zezë, në historinë antike dhe moderne, në perendim dhe në lindje. Janë ma të mirët në çdo universitet botnor ku studiojnë. Janë të besuem dhe iu besohen rolet ma me përgjegjësi edhe në informatikë edhe në politikë, e me radhë.
Ça ka origjinale Shqipnia?
Shqipja ka origjinale gjuhën p.sh., që asht edhe origjina e përbashkët e gjuhëve indo-evropiane. Kjo vërtetohet thjesht, por jo për ata që nuk kanë dashni për gjuhën.
Ka autoktoninë. Ka flamurin kombtar ma të vjetër në kontinent. Ka ekotipet e veta të kryehershme. Ka edhe karakterin kombtar që asht prodhim origjinal.
Ka folklorin ma të pasun në botë.
Ka arbëreshët, që janë diaspora ma elegante dhe kuintesenca e njeriut mesdhetar, pra – universalit – e robzotit.
A ka kulturë Shqipnia?
Si jo.
Vetëm Agim Doçi ka shkrue 3000 kangë.
Vetëm Lezha ka ma shum poet se krejt hapsina kosovare.
Djemt e detit janë grupi rock ma i mirë në krejt gadishullin dhe po të hekish ishullin (Britaninë) edhe në kontinent janë mes të parëve.
Ka gjithçka dmth.
Thjesht Shqipninë mos e shif me dylbi serbe.
Dhe mos e shif prej qenefit mediatik ku je ulë e të duket se të kanë ngritë.
Kaq për sot, se s’po mu duronte.

Ka thanë Pasolini se intelektuali merret vesh vetëm me të thjeshtët. Dhe të thjeshtët janë ose analfabetët ose ata që janë me të vërtetë të ditun.
Kta gjysë të dishmit, s’i duhen dreqit nji lek.

Edhe Krishti mrekullitë i bani për njerzit e thjeshtë, tregtarëve të tempullit iu hyni n’hu.

Qytetari tregon qytetarinë e vet, jo katundarinë e vllaut.

Shqipnia importon shumçka. Veç pordhë jo, se ka t’vetat.

Shqipnia ka idioma. Dhe nji prej tyne po e thom n’anglishte, se e kupton edhe Dua Lipa.
I can bearly stand my own fart.

Advertisement