Aktualitet
Shqiptarët kryesojnë numrin e të burgosurve në Britaninë e Madhe
Shqiptarët përbëjnë grupin më të madh të të burgosurve të huaj në Angli dhe Uells, me 1,272 persona të regjistruar deri në fund të marsit 2024. Ata kryesojnë listën, duke lënë pas polakët me 906 të burgosur dhe rumunët me 750. Kjo e bën Shqipërinë vendin me përfaqësimin më të lartë ndër kombësitë e huaja në burgjet britanike.
Të burgosurit e huaj, që përbëjnë rreth 12% të totalit të të burgosurve, i kushtojnë taksapaguesve britanikë 47,000 £ në vit secili për akomodim, ushqim dhe rehabilitim. Shifrat ngrenë shqetësime të mëdha, veçanërisht duke marrë parasysh që numri i shqiptarëve tejkalon ndjeshëm atë të kombësive të tjera.
Ndërkohë, qeveria theksoi se transferimi i të dënuarve të huaj në vendet e tyre të origjinës është rritur me 21% që nga korriku, krahasuar me vitin 2023.