Connect with us

Kosova

Shqiptarët në Serbi, si serbët në Kosovë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përsëritur edhe një herë kundërshtimin e fortë për draft statutin e asociacionit duke thënë se qëllimi kryesor e ekipit menaxhues ishte krijimin e një Republika Sërpska në Kosovë.

Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, theksoi se zgjidhja duhet kërkuar në kuadër të asaj që lejon Kushtetuta e Kosovës. Ai theksoi se qëndrimi i tyre është i njohur: Kërkohet reciprocitet dhe që çdo lloj e drejte që u jepet serbëve të jetë në simetri me të drejtat që i jepen komunitetit shqiptar në Luginën e Presheves.”

Ndërsa, persa i përket modelit të Kroacisë për pakicat kombëtare, të cilin Vuçiç e refuzoi për Kosovën, Kamberi shpjegoi se ngërçi në këtë rast qëndron te fakti që Serbia do të këmbëngulë deri në fund për të nxjerrë diçka më tepër nga ajo që ka bërë në Kroaci.

Sipas tij, Serbia kërkon që të ketë mekanizma të përhershëm me të cilat kërkon që të kontrollojë stabilitetin në Kosovë.

Zgjidhja, thotë Kamberi, duhet kërkuar vetëm në kuadër të Kushtetutës dhe që parimet për pakicat të mos jenë të natyrës ekskluzive për serbët.

Advertisement