Connect with us

Bota

Shqiptarët pa dokumente në SHBA, në shenjestër të operacioni ushtarak të Donald Trump

Nga Marko Caka, Nju Jork

Disa netë më parë ndoqa një emision në kanalin Top Chanel dhe që ja vlente ta shikoje sesi janë trajtuar gazetarët shqiptarë të terrenit ndër vite pa llogaritur situatat dhe kushtet e vendit ku puna e tyre kolosale dhe e pambrojtur nuk është shpërblyer kurrë nga bosët e tyre dhe as nuk janë vlerësuar nga institucionet përkatëse, të cilët kanë përgjegjësinë  e mbrojtjes së lirisë së shtypit dhe të medias.

Pyetja ime është, a e meritojnë ata gazetarë heronj investigativë të terrenit në Shqipëri, që t’i sjellësh në Shtetet e Bashkuara, jo vetëm për ta vizituar por edhe për ta parë realitetin e këtij vendi nga afër e pse jo për të raportuar edhe anën tjetër të SHBA-së, ku emigrantët shqiptarë ilegalë po luftojnë dita ditës në punët e tyre sakrifikuese për të mbajtur familjet e tyre dhe për të plotësuar tek fëmijët ëndrrën amerikane, por që  gjithnjë qëndron frika se një ditë do të kapen dhe do të  shuhen të gjitha ëndrrat e tyre.

Shtetet e Bashkuara keto ditë kanë patur shumë ngjarje, madje edhe ajo e krisjes së bujshme, pa thënë “prishja e shekullit”,  ajo e  Presidentit amerikan, Donald Trump i sulmuar nga njeriu më i pasur planetit, Elon Mask. Nuk do të shkruaj për këtë se një fjalë e urtë thotë “Kokat hëngshin” se të dy të bashkuar në fushatën elektorale bën gjithçka se si e si t’ua  merrnin pushtetin demokratëve. Por ajo që më shqetëson më shumë dhe është drithëruese që të lë pa fjalë,  reprezalja e arrestimet e ICE (Imigracioni dhe zbatimi i ligjit doganor).

Ky organ i ngritur posaçërisht nga Presdenti Trump më kujton Operacionin Fshesa në shtetin helen, në plot 35 vite më parë nga babai i kryeministrit të tanishëm grek,Konstandinos Micotaqis. Veprimi është obsolutisht i njëjtë ku forcat të shumta policore deri tek trupat ushtarake hyjnë brenda kudo madje edhe në qendra të populluara duke arrestuar me forcë qytetarët e paligjshëm.

Këto raste të shëmtuara sidomos shqiptarëve ju kujton operacionin famëkeq të Greqisë që kishte vetëm një prapavijë, që të  përziheshin vetëm të paligjshmit e identitetit shqiptar se komunitetet e tjera gëzonin “lirinë” pa ju hyrë gjëmbë në këmbë. Kur kemi vetëm pesë muaj që kur Trump firmosi ligjin e ri të dëbimit të emigrantëve të paligjshëm statistikat tregojnë sipas numrit të popullsisë se shqiptarët janë të dytët në Europë pas gjeorgjianëve me 2650 të dëbuar drejt vendeve nga kanë ardhur.

Në krahasim me vendet latine numri i emigrantëve shqiptarë të dëbuar është i papërfillshëm por gjithësesi është një shenjë alarmi për institucionet shqiptare si dhe për mediat shqiptare që duhet ta mbulojnë me lajme. Pra në Amerikë përveç shqiptarëve të suksesshëm në biznese ka edhe nga ata që janë të suksesshëm për familjet e tyre por që nuk kanë arritur akoma të integrohen për faj të dokumenteve dhe frika e dëbimit tani është më afër se kurrë.

Ajo që  është për të ardhur keq që edhe gazetarët shqiptarë të luksit pra ata që mbulojnë jetën përrallore të një pakicë nuk ju ra në sy në ato pak ditë të qëndrimit në SHBA kjo  lloj maskarade që po shfaqet edhe një herë pas 3 dekadash në sytë e shqiptarëve që mbajnë shumë dhimbje nga ky fenomen i pa përsëritshëm.

Sidoqoftë nuk ju vë faj se nuk kanë qenë kurrë gazetarë terreni apo emigracionit jo vetëm  që ta ndjejnë, por edhe ta  kuptojnë se sa e dhimbshme dhe tmerrshme është të shohësh emigrantë pa dokumenta që kanë ardhë për një jetë më të mirë dhe të kapën me forcërisht duke përdorur edhe  dhunë ndaj tyre. Prandaj u kërkoj bosëve të mediave që tu ofrojnë të gjithë gazetarëtëve të terrenit një udhëtim punë për të vizituar dhe mbuluar shtetin më demokratik të botës por që këtë radhe e ka humbur atë sensibilitetin e saj human, ku strehonte të paligjshmit e ardhur nga vendet e varfra dhe ku e ku  me plot konflikte, por u garantonte lirinë dhe ëndrrat për fëmijët e tyre.

Advertisement