Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një takimi me mbështetës të PD në degën nr.9 ka deklaryar se Rama gënjen kur thotë se nuk ka njeri që vuan në Shqipëri.

Berisha tha se nga taksat që u mblodhën afro 8 miliardë lekë, kryeministri Rama la për fondin e pensionit vetëm 16 mln lekë.

Por, tha Berisha, në programin e PD të qeverisjes, përvec pensionit minimal 200 euro, PD premton dhe kartën e konsumatorit, për reduktimin e varfërisë.

“Paraqitemi para shqiptarëve me një program që besojmë se u japim një përgjigje të mirë të gjitha problematikave në qendër të Tiranës apo periferi.

E nisim me ata që janë në nevojë, ata që mezi garantojnë ushqimin e ditës për vete e fëmijët e tyre”, tha Berisha. Ai u ndal tek çmimi i ulët i energjisë elektrike që pas 11 majit do të rishikohet të jetë deri 7 lek.

Berisha tha se PD do të përpiqet të lehtësojë barrën e njerëzve.

“Së bashku me bankat do të vendosim subvencionin e paneleve diellore. Tani është e mundur të realizohet dhe pas 3 vitesh ata që kanë panele fotovoltaikë marrin energjinë falas”, tha Berisha.