Connect with us

Aktualitet

‘Shqiptari është i besës’/ Personeli i kthen të zotit 40 mijë$

Një gjest i paparë ka ndodhur në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë. Disa pasagjerë nga Malësia e madhe, pjesë nën Mal të Zi, kanë harruar në aeroport një çantë me 40.000$ brenda. Por kur kanë mbërritur në Tuz, kanë vënë re që çantën nuk e kishte me vete. Sipas “JOQ”, personeli i aeroportit ia dorëzoi çantën të zotit. Kështu që edhe ata i kanë përcjellë edhe një mesazh.

“Ky është një gjest njerëzor dhe dëshmi se Shqiptari është i Besës dhe burrërisë, me zemër të bardhë dhe bujar. Çanta u muar nga i Zoti. Falenderojmë nga zemra të gjithë personelin e aeroportit “Nënë Tereza” Tiranë!,”-shkruan shqiptari nga Tuzi.

POSTIMI I PLOTË:

Advertisement