Connect with us

Kronike

Shqiptarja rrëfen tmerrin e përjetuar nga i dashuri sirian: Më përdhunoi

Një 26-vjeçare shqiptare ka kallëzuar në polici partnerin e saj sirian për përdhunim dhe shantazh për publikimin e momenteve intime të xhiruara me telefon.

Mediat greke raportojnë se e reja shqiptare pas kërkesës për t’u ndarë nga 26-vjeçari sirian është përballur me kërcënimet e tij i cili do të publikonte foto dhe video nga momentet e tyre private dhe përdhunimi i saj.

Shqiptarja ka treguar se 26-vjeçari e ka kërcënuar se nëse nuk i jepte para, do të publikonte materialet intime te të afërmit e saj. I riu sirian është arrestuar në rrugën Zakynthos në Kypseli, pasi ka bërë rezistencë për të shmangur arrestimin.

Ka qenë një banor i zonës që ka dëgjuar zënkat mes çiftit dhe ka njoftuar policinë. Pas kësaj vajza shqiptare ka rrëfyer tmerrin e përjetuar nga siriani

Advertisement