Connect with us

Shkrime

Shtatë shenjat e Kijametit

Nga Kimete Berisha

1. Koha po kalon shpejt.

2. Injorantët po i mbisundojnë të mençurit.

3. Marrëzia u bë modë.

Institucionet, mediat dhe televizionet u japin famē budallenjëve.

I mençuri u përjashtua, u izolua, u la në lloç.

E kanë Institucionalizuar bullizmin, thashethemet, akuzat, ofendimet, mizogjininë, sadizmin, mazohizmin, padijen, llukizmin, pabarazinë.

Nëse s’dukesh bukur – nuk ekziston.

Nëse s’je budalla – nuk je interesant.

4. Paraja u bë zot – Ideali më i madh.

5. Krejt janë djallëzuar.

Nuk dihet më kush është Dexhalli.

6. U zhduk besnikëria.

Shumica e burrave të rrejnë në sy – pa asnjë zor, shumica e grave vazhdojnë të mbijetojnë duke e aktruar durimin.

7. Jo rrallë herë u lakmon atyre që kanë shkuar prej këtuhi – e kanë heq gajlen.

P.S. Mrekulli sot është NJERIU NORMAL

Advertisement