Shqipëria do të përballet me Gjibraltarin në një miqësore të enjten, takim ky që do luhet në orën 18.00. Në konferencë për shtyp, trajneri Sylvinho e konsideroi këtë takim si të rëndësishëm, ndërsa nuk hezitoi të prekte tema të tjera që kanë të bëjnë me situatën në kampin kuqezi.