Rajon
Shtëpi publike në Athinë/ Arrestohet shqiptari, si detyronte…
Policia greke ka shkatërruar një rrjet prostitucioni në qendër të Athinës, i cili drejtohej nga një 32-vjeçar shqiptar dhe një 29-vjeçar moldav.
Dy të rinjtë, që nuk vepronin vetëm, shfrytëzonin disa gra si prostituta, duke i detyruar që të “prisnin” 50 klientë në ditë, duke i kërcënuar se nëse nuk pranojnë, familja e tyre apo fëmijët do të vuanin pasojat.
Policia ka mësyrë në shtëpinë publike mbrëmjen e djeshme, ndërsa gjetën brenda saj 2 gra, viktima t shfrytëzimit të këtij grupi.
Sipas hetimeve të policisë, kjo shtëpi publike kishte nisur aktivitetin e saj të paktën që nga viti 2019 kur vajzat e reja erdhën në Greqi me qëllim për një jetë më të mirë.
Po ashtu është zbuluar se ky grup kryenin edhe pastrim parash përmes një dyqani lulesh që administronin.
Në pranga kanë rënë 9 anëtarë të grupit kriminal, ndërsa janë shoqëruar edhe 7 gra, 2 prej të cilave mbaheshin me zor. Të gjitha gratë janë marrë në mbrojtje dhe u është dhënë dhe trajtim psikologjik.