Kosova
Shtëpia është në flakë/ SHBA divorcohet nga Kurti
Nga një krizë në tjetrën. Nga një tension në tjetrin. Por, kësaj radhe duket se “shtëpia mori zjarr”, siç edhe tha ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i cili përdori fjalë të ashpra për situatën e fundit të krijuar në very të Kosovës.
“Veprimet e ndërmarra në veri nga qeveria Kurti kanë impakt negativ për imazhin e Kosovës, dëmtojnë përpjekjet për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe afektojnë raportet mes Kosovës dhe ShBA-së.” – tha në hyrje të fjalës së tij Hovenier.
Tashmë pasoja e parë kishte ardhur, dhe ambasadori ishte mjaft i drejtpërdrejtë në përshkrimin e saj.
“Indikacioni i parë i kësaj gjëje ishte vendimi që mori Gjenerali i NATO-s për Europë Juglindore për të anuluar pjesëmarrjen e Kosorës në ‘Defender 2023’. Po mendojmë edhe për të tjera pasoja” – deklaroi ambasadori amerikan, duke theksuar gjithashtu se
“I kemi kërkuar kryeministrit Kurti që të bëjë deeskalimin e situatës, por ai nuk I është përgjigjur kërkesës sonë. Më duhet të them se nga tani, nuk do të gjeni entuziazëm te ShBA-të që të përgjigjen për interesa të Kosovës, siç është angazhimi për shtetet mos-njohëse, apo puna për të avancuar integrimin evropian të Kosovës.”