Connect with us

Politike

“Shtetase e SHBA”/ Lapaj denoncon: Kandidatja jonë është kërcënuar me armë nga krimineli…

Adriatik Lapaj ka denoncuar se një anëtar i krimit të organizuar në Durrës i ka treguar armën në brez kandidates së “Nisma Shqipëria Bëhet”, Valbona Myhedinit dhe aktivistëve që e shoqëronin.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 8, pranë shkollës “Eftali Koçi”, teksa sipas Lapaj, arma i është treguar për ta intimiduar.

Lapaj thotë se autori i kësaj ngjarje do të përgjigjet para ligjit, teksa thotë se do të njoftohet edhe ambasada amerikane, pasi kandidatja Valbona Myhedini është dhe shtetase amerikane.

Ai ka publikuar edhe një video ku pretendon se shfaqet personi i cili i ka treguar armën kandidates së forcës së tij politike.

Denoncimi i plotë:

Pak minuta më parë antarë të krimit të organizuar në Durrës i kanë prerë rrugën kandidates tonë Valbona Myhedin dhe aktivistëve që e shoqëronin e i kanë treguar armën në brez për ta intimiduar.

Kandidatja ka qenë duke zhvilluar takime me qytetarët në lagjen nr. 8, shkolla Eftali Koçi ku po ndante programin elektoral.

Znj. Myhedin është edhe shtetase amerikane e për këtë do të njoftohet me urgjencë ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai i paburrë që ka guxuar t’i tregojë armën 2 grave ta dijë që do përgjigjet para ligjit.

Kjo burracakëri nuk do kalojë lehtë. Nëse mendojnë se kthehemi pas, e kanë gabim!

P.s personi në video është ai që ka kryer këtë akt të ulët. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të marrë masat e duhura!

Advertisement