Bota
Shtetet arabe bahen për herë të parë bashkë ‘kundër’ Hamasit: Dorëzoni sa më shpejt armët

Shtetet arabe dhe myslimane, përfshirë Katarin, Arabinë Saudite dhe Egjiptin, për herë të parë kanë lëshuar një thirrje të përbashkët për Hamasin që të çarmatoset dhe të heqë dorë nga pushteti në Rripin e Gazës, si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në territor.
Liga Arabe me 22 anëtarë, i gjithë Bashkimi Evropian dhe 17 vende të tjera mbështetën një deklaratë të nënshkruar në një konferencë të Kombeve të Bashkuara të organizuar së bashku nga Arabia Saudite dhe Franca të martën.
Takimi në Nju Jork synonte të trajtonte “zgjidhjen paqësore të çështjes së Palestinës dhe zbatimin e Zgjidhjes me Dy Shtete”, dhe deklarata përcakton se cilat hapa nënshkruesit mendojnë se duhet të ndërmerren më pas.
“Qeverisja, zbatimi i ligjit dhe siguria në të gjithë territorin palestinez duhet të jenë tërësisht nën autoritetin palestinez, me mbështetjen e duhur ndërkombëtare”, thuhet në dokumentin e përbashkët, duke shtuar se “në kontekstin e përfundimit të luftës në Gaza, Hamasi duhet t’i japë fund sundimit të tij në Gaza dhe t’ia dorëzojë armët Autoritetit Palestinez, me angazhim dhe mbështetje ndërkombëtare, në përputhje me objektivin e një shteti palestinez sovran dhe të pavarur”.
“Ne mirëpritëm gatishmërinë e shprehur nga disa shtete anëtare për të kontribuar me trupa”, tha ajo.

