Aktualitet
Shteti bektashi në mes të Tiranës bën bujë në mediat turke
Plani për të krijuar një “Shtet Sovran të Urdhrit Bektashi” në Tiranë ka bërë bujë në mediat turke.
Krijimi i këtij shteti brenda shtetit përmendet në një raport të publikuar sot nga gazeta Hurriyet.
Sipas botimit, planet e Ramës përfshijnë “bektashinjtë”, një shprehje moderne e islamizmit, dhe bazohen në modelin e Vatikanit.
Siç u përmend, bektashinjtë janë një sekt mysliman i themeluar në Turqi në shekullin e 13-të.
Rama, i cili u takua me Rexhep Tajip Erdogan në “shtëpinë turke” në Nju Jork, ka folur për New York Times dhe ka pohuar planet me qëllim “promovimin e një islami tolerant me të cilin Shqipëria do të krenohet.”
Plani parashikon krijimin e një shteti në një sipërfaqe prej 109 hektarësh në Tiranë me banorë që do të kishin administratën dhe pasaportat e tyre, siç është rasti me Vatikanin.
Dekreti është hartuar, sipas gazetës turke, nga një grup avokatësh, përfshirë ekspertë të së drejtës ndërkombëtare, për t’u miratuar në parlament.
Nëse bëhet realitet, shteti i ri do të drejtohet nga dervishi bektashi Edmond Brahimi, i njohur edhe si Baba Mondi.
Karakteristika kryesore e shtetit të ri, sipas tij, do të jetë toleranca.
Siç thotë ai “Allahu nuk ndalon asgjë. Nuk do të ketë ndalim të alkoolit, gratë do të vishen si të duan dhe do të ketë një forcë të vogël sigurie, por jo ushtri, gjykata dhe roje kufitare. Ne meritojmë një shtet. Ne jemi të vetmit që flasim të vërtetën për Islamin.”