Sport
Shtohen ‘hallet’ për Silvinjon, Uzuni largohet nga fusha i dëmtuar
Lajme aspak të mira vijnë nga Spanja. Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni ka dalë nga fusha e lojës në ndeshjen shtëpiake të Granadas, ndaj Betis, në fundin e pjesës së parë.
Shkak është bërë një përplasje me një lojtar rival në fushë, cfare ka bërë që Uzuni të zëvendësohet, pasi nuk është ndjerë i gatshëm për të vijuar normalisht takimin.
Tashmë për trajnerin e Shqipërisë, Sylvinho shtohet edhe një hall më shumë në prag të ndeshjes jetike me Çekinë në tetor, në kuadër të kualifikueseve të EURO 2024. Kujtojmë që edhe 2 lojtarë të tjerë të Kombëtares mund të mungojnë në takimin e radhës së kuqezinjve. Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin dhe Sokol Cikalleshin, futbollistë mjaft cilësorë të Shqipërisë.