Sport
Shtohen “rivalët” e Brojës, Pochettino kërkon talentin e Manchester City
“Bomberi” shqiptar, Armando Broja është gjithnjë e më parë rikthimit në fushën e blertë, pas atij dëmtimi katastrofik të dhjetorit të kaluar, mirëpo pavarësisht kësaj, “blutë” e Chelsea, duket se nuk kanë të ndalur në sjelljen e lojtarëve të rinj sulmues në ekip.Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, tekniku Maurizio Pochettino nuk është i “lumtur” me transferimet e bëra deri më tani dhe kërkon të sjellë në “Stamford Bridge”, talentin e sulmit të Manchester City, Cole Palmer.Talenti 21-vjeçari ka impresionuar jo pak futbolldashësit si në Superkupën e Anglisë dhe në atë të Evropës, ku arriti të shënojë nga 1 gol në secilën ndeshje, duke “eklipsuar” totalisht “vikingun” e sulmit, Erling Haaland.Palmer pëlqehet shumë nga tekniku Pochettino, i cili e kërkon me çdo kusht në skuadrën e tij dhe sipas raportimeve më të fundit të mediave, klubet kanë nisur negociatat mes tyre, mirëpo ende nuk dihet nëse gjithçka do të shkojë mirë apo jo.