Bota
Shtrëngo dhëmbët Danimarkë
Shtrëngo dhëmbët Danimarkë
Maksimumi 19 gradë. Është kjo temperatura që duhet të ketë në ndërtesat publike në Danimarkë, ashtu si edhe në vendet e tjera evropiane. Është e nevojshme të kursehet energji gjatë stinës së ftohtë për shkak të krizës. Shumë në Kopenhagë e pranojnë masën vetëm përmes dhëmbëve të shtrënguar. Dimrin e kaluar, kur dhe nuk kishte asnjë detyrim për të kursyer energji – ishte shumë ftohtë në klasë, pavarësisht përdorimit të ngrohësave – thotë mësuese e një shkolle fillore në Brøndby, afër Kryeqytetit, duke shtuar: Tani duhet tju shkruaj prindërve se do ishte ide e mire që fëmijët të vishin diçka shtesë, pantofla, çorape apo pullover.
Nuk dihet ende se për sa kohë do të qëndrojë në fuqi në Danimarkë urdhëresa për kontrollin e temperaturës, e cila ka hyrë në fuqi nga 1 tetori.
E sigurt është se ky dimër do na bëjë të drishemi…