Connect with us

Kosova

Shtrëngon dhëmbët Senatori Murphy: Shtensionim në veri të Kosovës

Senatori amerikan Chris Murphy i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të angazhohen për shtensionimin e situatës në komunat në veri përmes organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai theksoi se një sërë masash si, mbajtja e zgjedhjeve të reja në komunat e banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës, tërheqja e njësive speciale dhe lirimi i të arrestuarve, do të çojnë në uljen e tensioneve dhe tha se Serbia duhet t’i inkurajojë banorët serbë të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mos ndërhyjë në procesin zgjedhor.

Senatori Murphy u pyet edhe për vendimin e SHBA-ve për të sanksionuar shefin e zbulimit të Serbisë Aleksandar Vulin, zyrtar pro-rus i Serbisë, i afërt me Presidentin serb Vuçic.

“Nëse Serbia me të vërtetë do një të ardhme si pjesë e Evropës, nuk mund ta ketë shefin e zbulimit të angazhuar në koordinim të hapur me rusët” – deklaroi senatori amerikan

Advertisement