Aktualitet
Shtyhet gjyqi për policin që vrau me skaf 7-vjeçaren, Gjyshi: Dicka po luhet nga pushteti
Është shtyrë sërish gjyqi për 7-vjeçaren, Jonada Avdia, e cila humbi jetën një vit më parë në Potam, pasi e përplasi me skaf ish-efektivi i policisë Arjan Tase.
Gjyshi i 7-vjeçares ka deklaruar se kanë pasur shpresa te drejtësia, por pas kësaj seance, deklaron se “diçka po luhet”.
“Kemi pasur shpresë te drejtësia. Dyshojmë se diçka po luhet nga segmente të pushtetit. Që nga 10 korriku ndërrohen prokurorët, kemi dyshim se drejtësia mban erë. Duam drejtësi nga gjykatat shqiptare, që kjo ngjarje të mos përsëritet. Çështja po rrëshqet në honet e llumit të drejtësisë”, tha gjyshi i vogëlushes./balkanweb