Connect with us

Politike

Shtyhet gjyqi për Vangjush Dakon/ Ja kur do të mbahet seanca e radhës

Është shtyrë për në datën 25 nëntor seanca gjyqësore ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Mësohet se shkak i shtyrjes ishte mungesa e avokatëve.

Në seancën e sotme pritej që mbrojtja të jepte konkluzionet dhe më pas gjykata të shpallte vendimin.

Vangjush Dako u arrestua në qershor 2023 pasi ndaj tij ishte caktuar ‘arrest me burg’ por pas 8 muajsh, në shkurt 2024 GJKKO vendosi të ndryshojë masën e sigurisë në ‘arrest shtëpie’ për shkak të kalimit të afateve.

SPAK kërkon dënimin me 4 vite burg për ish-kryebashkiakun, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbret në 2.8 vite. Në korrik të këtij viti Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për gjykim të shkurtuar, 1/3 e dënimit.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste: me dhënien e një leje ndërtimi për një pallat në vitin 2014 dhe për shpërdorim detyre në tenderin e supervizimit të promenadës për vijën bregdetare, me vlerë rreth 200 mijë euro.

Advertisement