Connect with us

Kronike

Plumbi i artë/ Shtyhet seanca e të arrestuarve

Të arrestuarit e operacionit “Plumbi i artë” kanë dalë sërish para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Këtë të martë, të prangosurit kanë dalë para togave të zeza për t’u njohur masën e rivlerësuar të sigurisë.

Sot, 15 personat e arrestuar dhe të vënë nën hetim i kërkuan GJKKO-së dhe rivlerësim të masës së sigurisë në bazë të informacioneve që do të sillte Prokuroria e Posaçme gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme. Por seanca ka dështuar për shkak të mungesës së avokatëve dhe të disa prej të pandehurve.

Ndaj edhe seanca e radhës, u shty për në datën 14 Shtator.

Operacioni “Plumbi i Artë” u finalizua këtë maj pas arrestimit të Henrik Hoxhajt dhe Nuredin Dumanit. Të dy me informacionet që kanë dhënë kanë zbërdhyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim, e derimë tani asnjë nuk është kapur. Mendohet se të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara janë zbardhur nga dëshmia e tij para prokurorëve të SPAK. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, por edhe me Hoxhajn, i cili u arrestua në të njëjtën natë më të.

Advertisement