Politike
Shtyhet seanca në GJKKO për Fredi Belerin, zbulohet arsyeja
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/11/beleri.jpg)
Është shtyrë seanca në GJKKO për kreun e zgjedhur të Bashkisë Himarë Fredi Beleri, pasi ky i fundit nuk ishte i pranishëm në gjykatë.
Beleri i cili ndodhet i dënuar për blerje votash, kishte plotësuar një deklaratë se nuk dëshironte që të ishte në seancë, ndërsa theksonte se nuk kishte zgjedhur edhe një avokat.
Ndërkohë në seancë ishte i pandehuri Pandeli Kokaveshi, i cili po ashtu nuk e ka zgjedhur ende një avokat. Në këto kushte, gjykata ka caktuar avokat kryesisht Pranvera Docin për Belerin, ndërsa Kokaveshit i jepet koha për ta zgjedhur avokatin, por paraprakisht është caktuar Arben Peco.
Seanca e radhës për Belerin, do të mbahet në datën 7 qershor.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)