Connect with us

Kosova

Shtypi në gjermanisht: Vuçiç me përvojë po përpiqet me dëshpërim të heshtë protestat

Shtypi në gjuhën gjermane po shkruan gjerësisht për protestat në Serbi dhe përpjekjet e autoriteteve për t’i përçarë, diskredituar apo edhe sulmuar fizikisht demonstruesit.

Agjencia kryesore gjermane DPA thote se “Protestat tani janë të drejtuara kryesisht kundër qeverisë së presidentit Aleksandar Vuçiç dhe korrupsionit të përhapur në vend”.

Gazeta Berliner Zeitung vlerëson se autoritetet po veprojnë të stërngarkuara me protesta, ndonëse për Vuçicin demonstratat masive nuk janë diçka e re.

“Por kriza aktuale duket se ka një dinamikë të re për të cilën as strategu politik me përvojë Vuçic nuk ka gjetur ende përgjigje. Studentët me vetëdije po përpiqen të distancohen nga opozita e diskredituar kundër së cilës partia në pushtet e ka të lehtë punën” – shkruan media gjermane.

Nga ana tjeter, ‘Shërbimi publik zviceran SRF’ vë në dukje se autoritetet në Serbi kanë kontrolluar “të gjitha nivelet e shtetit dhe shoqërisë”, mediat, kompanitë publike etj.

Edhe gazeta zvicerane Tagesanzeiger komenton tubimin e Vuçiqit në Jagodina, duke e cilësuar atë një “përpjekje të dëshpëruar” të presidentit për të “shkëputur vëmendjen nga skandalet e shumta të qeverisë së tij”.

Kurse gazeta vjeneze ‘Presse’ shkruan: “Shpresa e pushtetarëve ne Serbi se protestat do të shuheshin pas ardhjes se dimrit ishte e kotë. Përkundrazi, duket se protestat janë intensifikuar, pavaresisht nga përpjekjet për të diskredituar dhe përçarë njerëzit, por edhe për t’i sulmuar fizikisht ata”.

Advertisement