Kronike
Shuhen shpresat në Ukrainë
“Nuk është ende koha për të negociuar” – Si një gur ishin fjalët e ministrit të Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, teksa shuajtën çdo shpresë për një armëpushim të shpejtë në konfliktin ruso-ukrainas.
Në frontin e Donbass, në Bakhmut-in e rrethuar prej javësh, vija e frontit është gjithnjë e më e kuqe nga gjaku dhe e zezë nga grumbujt e rrënojave, ndërkohë që rrjeti elektrik është si të thuash një rrjetë Peneolpe për ukrainasit.
“Çështja kryesore sot është energjia – tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky – Situata në rajonin e Odessa është shumë e vështirë, pasi popullsia ndodhet në errësirë”
Në Lyman, një qytet në Rajonin e Donbass që kohët e fundit është rikthyer në kontrollin ukrainas, si minjtë, burra e gra jetojnë të fshehur në bodrume në të ftohtë dhe ngrica, por thonë se nuk do të dorëzohen.
Shpërthime bombash janë dëgjuar në disa nga zonat që ndodhen nën pushtimin rus në Sevastopol dhe Simferopol në Krime, në Melitopol dhe Zaporizhzhia. Duket se Kievi po përpiqet të rimarrë territoret e pushtuara nga rusët, të gjitha, madje edhe Krimenë.