Connect with us

Kosova

Shumë zhurmë për asgjë/ Kurti dhe Lajçak tregojnë çfarë biseduan

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, priti në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Siç njofton Qeveria, në këtë takim u diskutua për aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit, siguria ligjore përmes nënshkrimit të tyre, por edhe për tema e çështje tjera, përfshirë respektimin e procedurave ligjore drejt zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të vendit.

Qeveria thotë se mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke, përmes një procesi të dialogut të barabartë, të balancuar e të drejtë për palët.

Pas takimit të përbashkët, pati edhe një takim ndërmjet Zëvendëskryeministrit të parë Besnik Bislimi dhe emisarit Lajçak.

Ndërkaq, Lajçak, tha të martën se bisedoi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti edhe për vendimin e Kosovës për ta ndaluar përdorimin e dinarit në pagesat me para të gatshme në vend.

Banka Qendrore e Kosovës nxori një rregullore të re javë më parë, e cila kërkon që të gjitha pagesat me para të gatshme kudo në Kosovë të bëhen vetëm me euro duke nisur nga 1 shkurti, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb në vend.

“Sulmi i Bajnskës diskutohet në çdo takim. Kete ceshtje e kam ngritur edhe në Beograd sepse natyrisht, publiku evropian dhe shtetet anëtare të BE-së presion që personat përgjegjës të dalin para drejtësisë”, tha Lajçak.

Ai foli gjithashtu edhe për hetimet që po kryhen për sa i përket agresionit të 24 shtatorit, duke thënë se Bashkimi Evropian nuk është duke kryer hetime por vetëm po merr informata.

“Kur flasim për hetimet, unë nuk jam adresa e duhur pasi nuk ka hetime që udhëhiqen nga BE-ja, por vendet janë duke bërë hetimet e veta. Bashkimi Evropian nuk po bën hetime por vetëm po merr informata nga partnerët”, tha emisari Lajçak.

Advertisement