Politike
Shumica juaj po kërcenit nga belaja/ Fushata e PS, Curri ‘përplaset’ me ministrat e Ramës

Hapja e fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste, është kritikuar nga analisti Arjan Curri.
I ftuar në ‘Top Story’, ai u “përplas” me ministrat Mazniku dhe Ibrahimaj, duke i thënë se në fushatë nuk ishte logoja e PS-së dhe se të gjithë ata “kërcenin nga belaja”.
Curri: E di të zgjuar një popull ti që i jep katër mandate të njëjtës parti?
Mazniku: Merkeli qëndroi katër mandate.
Curri: Merkeli kishte katër parti mbrapa. Mos u merr me Merkelin ti. Po s’jemi këtu për ahengje. Ju kishit zhdukur dhe partinë Socialiste. Flamuri i PS-së nuk ishte. Logo e PS-së nuk ishte. Ishte vetëm Edi (Rama). Gjuha e gjesteve tregon të vërtetën më shumë se fjalët. Shumica juaj po kërcenit nga belaja. Të gjithë ishit nën një urdhër hipnotizues. Kur ne themi që shqiptarët gënjehen, ata prapë gënjehen.

