Connect with us

Kosova

Shuplakë në sy/ Lamtumirë zoti Vuçiç

Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, deklaroi se miratimi i rezolutës së Parlamentit Evropian mbi procesin zgjedhor në Serbi është “shuplakë” për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, ndërsa përmendi edhe pikën 10 të rezolutës së PE-së, ku shprehet shqetësimi i eurodeputetëve për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi.

“Parlamenti Europian i jep shuplakë Serbisë së Vuçiçit” – ka shkruar Kamberi në “Facebook”, duke shpërndarë pikat kryesore të rezolutës së miratuar me shumicë absolute prej 461 eurodeputetëve gjatë seancës pleanare të 8 shkurtit në Strasburg të Francës mbi zgjedhjet e kontestuara parlamentare, lokale dhe krahinore të Serbisë të mbajtura më 17 dhjetor 2023.

Europarlamentarët, përveçse kërkuan hetime të pavarura ndërkombëtare për parregullsitë që janë raportuar gjatë zgjedhjeve të fundit në Serbi, kërkuan nga Komisioni Evropian edhe pezullimin e fondeve të Bashkimit Evropian për Serbinë në rast se vërtetohet përfshirja e drejtëpërdrejtë e autoriteve serbe në vjedhjen e votave, veçanërisht në Beograd.

Në rezolutën e hartuar nga grupet politike, posaçërisht nga eurodeputetët e Partisë Popullore Evropiane dhe Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, shprehet keqardhje e madhe për faktin se Serbia nuk siguroi zhvillimin e zgjedhjeve sipas standardeve dhe normave ndërkombëtare, veçanërisht nga një vend kandidat për anëtarësim në BE.

Perspektiva e demokracisë në Serbi mbetet e paqartë. Në Serbi nisi një valë e protestave të opozitës nga vera e vitit të kaluar dhe kulmuan pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, për shkak të parregullsive serioze e rasteve të frikësimit, përfshirë edhe blerjen e votave nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet.

Dje, kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka fyer deputetët e Parlamentit Evropian, duke thënë se ata kërkojnë hetim ndërkombëtar për zgjedhjet në një shtet sovran.

“Disa eurodeputet që kanë marrë vetëm 7 mijë vota në shtetet e tyre, me të cilat vota nuk do kishin mundur te ishin as këshilltar në kuvendin e qytetit në njërën nga komunat tona, po kërkojnë hetim për Serbinë që do t’i raportohet Parlamentit Evropian. Po Serbia, populli ynë? Kujt i intereson? Ky qëndrim servil i opozitës sonë ndaj vendeve të huaja është kaq i trishtueshëm sa është edhe e vështirë të flitet për të. “Opozita jonë po pret me padurim, po pret diçka që shfuqizon plotësisht sovranitetin e vendit të saj”, theksoi Brnabi, duke i vendosur ketyre te fundit epitetin miza në bythë…

Advertisement