Connect with us

Kosova

Si baba dhe i biri, Millosheviç dhe Vuçiç, kriminel sundues dhe paranojakë

Analisti i njohur serb Milan St. Protic shkruan se e përbashkëta e Milloshevic dhe Aleksander Vucic është urrejtja ndaj medias së lirë, përbuzja ndaj demokracisë dhe abuzimi i vullnetit elektoral të popullit, si dhe besimi se interesat kombëtare janë në interpretimin ekskluziv dhe juridiksionin e tyre personal.

“Të dy janë sundimtarë autokratikë. Të dy mbështeten te komanda e tyre mbi të gjitha institucionet, levat e pushtetit dhe njerëzit. Të dy kërkojnë bindje të padiskutueshme, nuk tolerojnë kontradikta, nuk tolerojnë kundërshtime. Të dy mendojnë se kanë thithur gjithë mençurinë e botës, se dinë gjithçka dhe e kuptojnë njëri-tjetrin. Pra, bëhet fjalë për dy sundimtarë egoistë, narcisistë” – ka renditur analisti serb, sipas te cilit Milloshevic dhe Vucic, edhe në planin ideologjik, janë gjithashtu shumë të ngjashem.

“Të dy janë ksenofobë dhe paranojakë. Millosheviqi ishte i pari, i ndjekur nga pasardhësi i tij, që rekrutoi dhe perdori bandat famëkeqe kriminale dhe krijoi paraushtarakët e tij prej tyre. Në politikën kombëtare, Vuçiq është një ndjekës besnik i politikës së Millosheviqit për komunizmin serb” – ka shkruar Protic duke kujtuar se Millosheviqi I filloi skandalet e tij dhe grumbullimin pas vetes te njerezve te organizuar  me një tubim në Fushë Kosovë dhe me fjalinë: “Askush nuk lejohet t’ju rrahë”, drejtuar serbëve të pranishëm.

“Vuçiq edhe në këtë kuptim po ndjek hapat e Millosheviqit. Si paraardhësi i tij, ai ushqehet me brohoritjet e zhurmshme të publikut dhe vërshimet patetike të idhujtarisë kolektive. E thënë thjesht, të dy janë sundues autoritarë.  Vuçiq nuk është një despot i kalibrit të Millosheviqit, as nuk ka aftësi të marrë vendime dhe veprime të mëdha. Ai ne fakt është një kopje e zbehtë e Millosheviqit. Nga mësuesi dhe modeli i tij, Vucic trashëgoi parimet bazë politike të komunizmit serb, prirjen drejt vetëqeverisjes dhe represivitetin ndaj garave politike. Megjithatë, ndryshe nga paraardhësi i tij, ai (ende) nuk ka arritur në fazën e likuidimit fizik të disidentëve dhe kundërshtarëve.

Vuçiq përdor forcën, hordhitë huligane, grupet e tifozëve dhe kushedi kë tjetër, duke i kthyer ata në një gardë pretoriane ndaj zerave qe dalin kunder regjimit. Por besoj se dielli europian i lirisë do të na ngrohë më në fund edhe ne ne Serbi. Shpresa vdes e fundit.” – ka potencuar Milan St. Protic

Advertisement