Connect with us

Lifestyle

Si mund ta gjeni numrin tuaj të fatit? Numerologia ju tregon llogaritjen

Numerologia Liza Gjini ka treguar se si ta llogarisim numrin tonë të fatit, i cili fsheh shumë sekrete për ne. Gjini ka shpjeguar se të gjithë mund ta gjejnë vetë dhe në këtë mënyrë zbulojnë shumë informacion për veten dhe marrëdhënien me të tjerët.

“Nqf se një martesë i ka numrat me shkallëzime, numri me shkallëzime quhet ky: Nëse unë jam 1 dhe bashkëshorti im është 8, ne kemi një luftë të jashtëzakonshme. Si mund të vejë 1 te 8? Sa shkallë i duhen? I duhen 8 shkallë. Si mund të ngjitet? Nuk ngjitet dot. Mund të jetë një pjesë e saj, ndoshta nga astrologjia që kemi fushën manjetike për një moment, i kemi dhënë jetë këtij momenti, po ajo shkatërrohet. Është një flluskë që fluturon në ajër.

Të gjithë njerëzit pyesin se çfarë numri fati është këtë muaj, por jo. Fatin e ke me vete, numrat i ke të tutë, zgjidh numrin e datës tënde dhe numrin e fundit. Këta janë fatet e tutë. Të gjithë ne kemi fatin me vete, ditën që kemi parë diellin. Kemi edhe një element tjetër, të futur nga astrologjia. Ku e kemi hënën? Të gjithë ne kemi fatin me vete, ditën që kemi parë diellin. Këto janë ndikimet”, u shpreh ndër të tjera numerologia.

Advertisement