Connect with us

DOSSIER

Si ndodhi grushti i shtetit i 14 shtatorit

Ish-kreu i SHIK Fatos Klosi, ndërsa ka folur në një intervistë televizive është shprehur në lidhje me grushtin e shtetit 14 shtator 1998. Klosi tregoi kronologjinë e asaj dite ku theksoi se shteti ishte i papërgatitur.

Asnjë informacion. Problemi qe i policisë, që u zhduk. Ne u trembëm. Unë isha te SHIK-u, dhe po prisnim të vinin.

A ishit përgatitur për të rezistuar?

Policia u zhduk. Ajo kishte detyrë të na mbronte, por iku në shtëpi. Gjithçka ndodhi papritur. Ne e dinim që tre muaj përpara që Berisha, do të bënte një revoltë. Por se kur, nuk e dinim.

Është e vërtetë që Fatos Nano u arratis për në Maqedoni?

Po, e vërtetë. Por jo në pikë kufitare. Ne nuk kishim asnjë informacion. E mësuam të nesërmen. Nuk e dinte as presidenti. Nuk qe normale. Për këtë shkak ai dha dorëheqjen, sepse dorëzoi shtetin.

 

Advertisement