Connect with us

Kronike

Si ndodhi sherri në Durrës për lekët e karburantit që për pak përfundoi në vrasje

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e ndodhur në Durrës, ku një person tentoi të vriste me shkop bejsbolli një 46-vjçar nga fshati Kullë.

NTV.AL mëson se autori i ngjarjes është shtetasi Artan Paja, 44 vjeç, banues në Shkafane, i cili tashmë është arrestuar.

Paja ka qenë një ndër personat e përfshirë në konflikt pasi i kishte para borxh punëtorit të karburantit. Pasi ka shkuar në pikën e karburantit për të furnizuar makinën sërish, është konfliktuar fizikisht me punonjësin e karburantit, 46-vjeçarin K.S.

Shkak është bërë fakti që Paja nuk ka pranuar t’i kthejë borxhin dhe situata ka agravuar më pas, ku autori ka rrëmbyer shkopin e bejsbollit dhe ka tentuar ta vrasë.

Pas sinjalizimit të rastit, policia ka organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Artan Paja u vu në pranga dhe ndaj tij rëndon vepra penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Advertisement