Connect with us

Bota

Si nisi afera e Donald Trump me aktoren e filmave pornografikë

Donald Trump u arrestua dje, për t’u përballur me padinë penale që rrjedh nga dyshimet se në vitin 2016, ai ka paguar për të blerë heshjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels.

Por si nisi historia e tij me Stormy Daniels

2006: Stormy Daniels, atëherë 27 vjeçe dyshohet se ka kryer marrëdhënie intime me Donald Trump, 60 vjeç, në një dhomë hoteli pas një turneu golfi, një muaj pasi Melania Trump lindi djalin e tyre, Barron.

2011: Stormy Daniels jep një intervistë për një revistë në lidhje me pretendimet e saj për një lidhje me Donald Trump. Artikulli nuk publikohet pasi revista dyshohet se kërcënohet me padi.

2016: Avokati i Trump, Michael Cohen, i paguan Daniels 130,000 dollarë në këmbim të heshtjes së saj, disa ditë para se Trump të zgjidhet president.

2018: Wall Street Journal publikon një histori në lidhje me paratë e supozuara që blenë heshtjen e aktores dhe thotë se Cohen ndihmoi në historinë e revistës në vitin 2011. Trump mohon aferën, Cohen mohon pagesën. Më vonë atë vit, Cohen pranon fajësinë për evazion fiskal, dënohet me tre vjet burg dhe dëshmon se Trump e ka urdhëruar atë të bëjë pagesën e parave të heshtura.

2019: Zyra e Prokurorit të Qarkut Manhattan fillon hetimin e akuzave për mashtrim kundër Organizatës Trump.

2020: Donald Trump humbet zgjedhjet presidenciale.

2023: Mblidhet një juri e madhe për të parë provat në hetimin e parave që blenë heshtjen e aktores. Më 15 mars, Cohen dëshmon për tre orë. Më 18 mars, Trump thotë në rrjetet sociale se pret të arrestohet.

Advertisement