Në takimin në Romë me znj. Meloni, z. Merz tha: “Nuk duhet të lejojmë veten të përçahemi.”
Ai shtoi: “Do të zhvilloj bisedime në BE në ditët në vijim dhe do ta përfshij Italinë në të gjitha përpjekjet tona për të zgjidhur këtë konflikt.”
Znj. Meloni dhe z. Macron njihen për një marrëdhënie të ftohtë, dhe znj. Meloni është kapur në kamera në të kaluarën duke rrotulluar sytë pasi shtrëngoi duart me z. Macron.
Kryeministrja italiane ka qenë një mbështetëse e vendosur e Kievit dhe gjithashtu ka krijuar një raport të fortë personal me zotin Trump. Por ajo ka qenë shumë kritike ndaj planeve për të dërguar trupa në Ukrainë si paqeruajtës për të siguruar një armëpushim të përhershëm.
Gjatë javës së fundit, znj. Meloni është kritikuar gjithnjë e më shumë nga udhëheqësit e opozitës dhe kritikët në Itali për shkak se është margjinalizuar nga udhëheqësit evropianë.
Duke shtyrë Shtëpinë e Bardhë
Ndërkohë, Merz i Gjermanisë, zoti Macron dhe Sir Keir Starmer i Mbretërisë së Bashkuar kanë shtyrë përpara diskutimet me Shtëpinë e Bardhë mbi Ukrainën.
Së pari, ishte udhëtimi me tren për në Kiev, pastaj të premten një takim dhe më pas një telefonatë e përbashkët me Donald Trumpin, që u zhvillua në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, në Tiranë, Shqipëri, ku morën pjesë 40 liderë evropianë.
Telefonata drejtuar Trump u bë pasi bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë dështuan në Stamboll më herët atë ditë dhe grupi, i cili përfshinte Zelenskyn, por jo Melonin, më vonë lëshoi një deklaratë duke i quajtur kërkesat e Rusisë të papranueshme.
Z. Trump do të flasë me Vladimir Putin të hënën, pasi zëvendëspresidenti i tij zhvilloi bisedime të drejtpërdrejta me z. Zelensky në prag të meshës së Papës të dielën.
Putin tha të dielën se Rusia ka “forcën dhe burimet” për të përfunduar atë që filloi me pushtimin e Ukrainës.
“Ne kemi forcë dhe burime të mjaftueshme për ta çuar atë që filloi në vitin 2022 në një përfundim logjik me rezultatin që i nevojitet Rusisë”, tha ai, pa sqaruar më tej.
Të dielën, Rusia nisi gjithashtu sulmin e saj më intensiv me dronë ndaj Ukrainës që nga pushtimi në vitin 2022, duke qëlluar një total prej 273 dronësh dhe karremesh shpërthyes gjatë natës, tha forca ajrore e Ukrainës/ The Telegraph