Connect with us

Kronike

Si “rrodhi” videoja e Safet Gjicit? Artan Hoxha zbardh skemën

Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se videoja e ish-kryebashkiakut  të Kukësit Safet Gjici është bërë për një qëllim të caktuar dhe ata që e bënë nuk arritën ta mbanin. Ai tregoi se ka rënë në kontakt me videon që në datë 7 qershor, 1 ditë pasi ajo është realizuar, por ka pritur mbledhjen e këshillit bashkiak për të parë nëse projekti i kërkuar nga Kaçi do të miratohej, siç i premtohet në video. “Videoja e Safet Gjici është bërë për një qëllim të caktuar dhe ata që e bënë nuk arritën ta mbanin, u doli. Në datë 7 ma ka sjellë një person dhe më ka thënë shiko a ka interes për ty si material. Ky regjistrim nuk është bërë para fushatës, është bërë në datë 6 qershor. Kam pritur mbledhjen e këshillit bashkiak, ndaj s’e kam nxjerrë. Kur dëgjova se flitej për një projekt, është ofertë e pakërkuar, kur dëgjova që kjo zonja u thoshte unë do marr shërbimin për të trajtuar qentë e rrugës dhe mori miratimin që kjo do kaloj në këshill bashkiak. Në datë 9 qershor është bërë mbledhja e parë e këshillit bashkiak, në mbledhjen e dytë pritej të miratohej. Për mua si gazetar ky do ishte lajmi i plotë, kjo nuk ndodhi se videoja rrodhi. Videoja e parë është filmuar mbi ekran, dhe është marrë vetëm pjesa erotike për të diskredituar. Për mua domethënëse është videoja e dytë, për të cilën e po e heton SPAK”, tha Hoxha.

Advertisement