Connect with us

Aktualitet

Si shqiponjë ose zhapik, unë jam me të parët

Aleanca për Teatrin dhe Partia Demokratike protestojnë para SPAK: Duam drejtësi

PD e Aleanca protestojnë para SPAK për Teatrin, aktorët: Duam drejtësi, prokurorët të bëhen me qytetarët, jo me mafian
• Partia Demokratike ka zhvendosur aksionin opozitar në Tiranë. Një ditë pasi selia blu ngriti në protestë qytetarët e Elbasanit, sot po proteston para Prokurorisë së Posaçme për shembjen e Teatrit Kombëtar, tre vite më parë. • Të pranishëm janë deputetë të Partisë Demokratike, aktore, regjisorë dhe anëtarë të Aleancës për Teatrin. Me mikrofon në dorë, Edmond Budina kërkoi që SPAK të vendosë drejtësi, të mos bëhet me mafian, por me qytetarët. • Medi Malkaj përsëriti të njëjtën gjë. Ai tha gjithashtu se aktorët kanë harruar familjet duke u marrë me çështjen e Teatrit dhe meritojnë drejtësi

Mehdi Malkaj: Përshëndes shumë ata që na shikojnë nga lokalet dhe nuk begenisen të vijnë këtu, përshëndes shumë edhe këta që na shikojnë nga xhamat, një përshëndetje të veçantë e kam për ata që quhen Shoqëri Civile që gjendet gjithmonë atje ku janë paratë. Nuk ka asnjë të Shoqërisë Civile këtu sepse ashtu e kanë kanë hallin. Në periudhën e Henrit VIII të Anglisë, një kryegjyqtari i dha të drejtë parlamentit dhe jo mbretit. Mbreti e thirri dhe i tha, cila është ideja jote për drejtësinë. Unë kam një baba që e dua shumë, i tha gjyqtari, por po të jetë në gjyq me djallin dhe djalli të ketë të drejtë, unë i jap të drejtë djallit. Ne kemi braktisur familjet për çështjet e Teatrit. Të dashur, ju bëni si të doni, çdo njeri zgjedh, ose të jetojë si shqiponjë në majë të malit, ose të zvarritet si zhapik nëpër këmbë. Unë kam zgjedhur shqiponjën, të kem liri. Jemi popull skllav. Jam edhe unë pjesë e këtij populli. Jua dua shumë, ju kam shumë xhan.

 

Advertisement