Lifestyle
Si të “gjuan” një çun ‘gangster’ shqiptar
Çunat “e shkathët” shqiptarë, kaq të lezetshëm, oratorë, këmbëngulës. Me disa shprehje super të këndshme dinë të të bëjnë gjithnjë për vete.
Për shembull, kur ai thotë: “Mos e ke gjë mamin pastiçere se je shumë e ëmbël”, ti e di që nuk ke shpëtim. Sipas tij, je kaq e ëmbël, mundësisht ke edhe diabet.
Ose kur të thotë: “Sa e mirë ajo e mesit” kur jeni 2 shoqe…një djalë misterioz që flet me nënkuptime është përherë tërheqës.
Mos të harrojmë edhe “i kam të gjitha përveç numrit tënd”. Merre direkt numrin tim dhe plotësohu në çdo drejtim.
Po kur rrëshket në DM dhe pyet “çpb yll?”. Një çun që shpreh interes është kaq seksi.
Meqë ra fjala te rrjetet sociale: “Sa bukur dukesh në foto”. Pse live????!!!
“Mirëmëngjes princeshë/ bukuroshe/ goca më e bukur që kam parë”; vetëvlerësimit tim i duhen të gjitha këto.
“Mos jemi takuar diku se më dukesh shumë fytyrë e parë”. Po të të kisha rënë në sy, nuk do më harroje.
“Për ty jam gati të bëj çdo gjë”. Hmm, po sikur të më bësh punët e shtëpisë dhe të më presësh 5 orë kur bëj shopping? Ah, s’e bën dot? Ok.
Po kur i refuzon që pason me një: “Si t’dush mi, mu m’lusin”. Kush të lut? Kurioze jam.
Një “Hiiii xD” entuziast në DM? E di që ka për të qenë një tjetër bisedë ku ti do më tregosh sa të pëlqejnë vajzat me trup super të palestruar, të cilat të lejojnë të bësh ç’të duash.
Apo “asnjë tjetër s’më ka bërë të ndihem si ti”. Mirë, mirë, por të del mesazhi forward.
“Luajmë një lojë. Po humbe ti do të të puth unë, po humba unë do më puthësh ti”; s’të kishte shkuar mendja, apo jo?
“Single ti, single unë, single asnjoni”. Ok, Ledri Vula, mund të jesh paaak më origjinal.