Connect with us

Lifestyle

Si të shpëtojmë nga djersa e tepërt gjatë verës

Të djersitesh është proçes normal dhe i nevojshëm për trupin, por gjatë temperaturave të larta disa djersisin shumë më tepër se të tjerët. Diçka e tillë mund t’i krijojë ndjesi të pakëndshme duke i privuar të ndërveprojnë plotësisht në ambientin ku ndodhen.

Ekzistojnë disa zgjidhje të shpejta për të parandaluar djersitjen e tepërt dhe i mësoni tani!

1. Shmang ushqimet pikante

Piperin harrojeni për disa kohë. Kur konsumojmë ushqime pikante, trupi ynë është i predispozuar për të djersitur më shumë. Përbërësit pikantë dërgojnë sinjale tek truri juaj dhe pas kësaj do të ndjeni një nxehtësi të menjëhershme në trup. E gjithë kjo përkthehet në djersë. Djersa përkthehet në njolla të padëshirueshme dhe aromë (jo të këndshme).

2. Sa më pak kafeinë

Kafeina shkakton gjithashtu djersitje! Sa më shumë produkte që përmbajnë kafeinë të konsumoni, aq më të larta janë gjasat për të djersitur. Gjatë verës, qëndroni tek çajërat e ftohtë ose zgjidhni versionin pa kafeinë.

3. Kujdes me kripën!

Kur konsumoni shumë kripë, trupi vepron për të larguar nga trupi natriumin e tepërt duke djersitur. Bëjini vetes një nder dhe sakrifikoni dashurinë për të!

Advertisement