Lifestyle
Si të veprojmë kur temperaturat janë të ulëta
Si të veprojmë kur temperaturat janë të ulëta.
Organizmi ynë aktivizon mekanizmat termorregullues për të ruajtur ekuilibrin termik të trupit me mjedisin e jashtëm. Në temperatura shumë të ftohta, ndodh vazokonstriksioni i enëve të gjakut i cili redukton humbjen e nxehtësisë, sidomos pjesët e gjymtyrëve që janë të ekspozuara. Po ashtu ka një rritje të frekuencës kardiake. Organizmi rrit prodhimin e nxehtësisë së brendshme (termogjenezën) përmes rritjes së aktivitetit të muskujve skeletorë (dridhje e pavullnetshme ose aktivitet fizik i vullnetshëm), rritje të proceseve metabolike qelizore që lejojnë transformimin e rezervave të lipideve dhe glukozës së trupit në energjinë e disponueshme për vetë trupin. Prandaj, një marrje e rregullt e ushqimit në këtë sezon është thelbësore për të na ndihmuar të përmbushim kërkesat e shtuara në proceset metabolike të trupit të nevojshme për të rritur prodhimin e energjisësë së brendshme.
Rreziqet shëndetësore që lidhen me temperaturat e ulëta.
Në përgjithësi individët e shëndetshëm përshtaten shpejt me ndryshimin e temperaturave dhe ata mund të përballojnë motin e ftohtë të dimrit. Efektet e të ftohtit në shëndet ndodhin kur aftësia e trupit të njeriut për t’u përshtatur me temperaturat e ulëta reduktohet nga disa faktorë, si p.sh:
Mosha,
Sëmundjet kronike,
Terapia me medikamente
Mungesa e strehimit adekuat.
Kur termometri bie, temperaturat e ulëta mund të shkaktojnë rreziqet e mëposhtme për shëndetin:
Fillimi i sëmundjeve të ftohjes:
Ftohja,
Ngrirja,
Hipotermia e tjer.
Përkeqësimi i sëmundjeve kronike si:
Sëmundjet kardiovaskulare,
Sëmundjet e apartit respirator, si azma tek fëmijët dhe bronkopatitë kronike (COPD) tek të moshuarit.
Rritja e rrezikut të infarktit të miokardit dhe goditjes në tru.
Përkeqësimi i simptomave të disa sëmundjeve reumatizmale.
Rritja e rrezikut të infeksioneve, veçanërisht infeksionet e mushkrive si pneumonia nga gripi (pas një modifikimi të mbrojtjes imune lokale ndaj patogjenëve shkaktuar nga ekspozimi i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes ndaj të ftohtit).
Rritja e rrezikut të traumave për shkak të ngriracave dhe aksidenteve rrugore.
Sëmundjet e të ftohtit
Patologjitë nga i ftohti mund të shfaqen kur ekspozohemi ndaj temperaturave të ulëta, veçanërisht në lidhje me stuhitë, erërat e ftohta dhe lagështinë e lartë të ajrit, dhe masat mbrojtje joadekuate. Fillimisht preken pjesët e zbuluara si (duart, këmbët, veshët, qafa hunda), pasi janë më të ekspozuara. Këto patologji paraqesin rrezik për punëtorët që punojnë në ambiente të jashtëme dhe për të pastrehët gjatë valëve të ftohta.
Çfarë janë?
Janë dëmtime të kthyeshme të lëkurës, që shfaqen nëse pjesa e ekspozuar është shumë e ftohtë ose e lagur ose ka erë të fortë. Lëkura e duarve dhe gishtave është kryesisht e prekur, e zbardhur ose e verdhë-gri me një ndjesi mpirje dhe kruajtje në zonat e prekura, ndonjëherë të shoqëruara me dhimbje. Në raste të rënda, zonat e prekura mund të enjten, skuqen dhe të mbulohen nga vezikulat. Zakonisht shërohen në 2-3 javë.
Kush ështe në rrezik?
Njerëzit që jetojnë në banesa me ngrohje të pa mjaftueshme dhe me lagështi. Ato shfaqen kur hyjmë nga ambienti i jashtëm dhe zona e prekur nxehet shumë shpejt (ndonjëherë duke u afruar menjëherë dhe duke qëndruar në këmbë shumë afër kaloriferëveose sobave). Dëmtimet janë më të zakonshme tek njerëzit e dobët sipas masës trupore, sidomos te femrat dhe pacientët me sëmundje hematologjike, autoimune, hepatite virale ose tumoret.
Çfarë të bëjmë?
Është e rëndësishme të mbroni zonat e zbuluara dhe të prekura nga i ftohti, të përdorni kremra qetësues për të lehtësuar pruritin(kruajtja) dhe duke qetësuesuar dhimbjen. Është e këshillueshme që të konsultoheni me mjekun tuaj nëse simptomat tuaja nuk përmirësohen, nëse zona e prekur është shumë e nxehtë, ose edhe kur zhvillohet dhe ekziston rreziku i infeksionit, veçanërisht nëse vuani nga diabeti.
Shmangni duhanin. Pirja e duhanit ka efekte të dëmshme në sistemin vaskular. Lezionet e lëkurës mund të rishfaqen gjatë dimrave të mëvonshëm.
Si të parandalohet?
Shmangni ekspozimin ndaj të ftohtit, vishni këpucë dhe veshje të ngrohta dhe të papërshkueshme nga uji, shmangni mbajtjen e këmbëve duarve dhe fytyrës të lagura, Ngrohni në mënyrë të përshtatshme shtëpinë dhe vendin e punës. Kur hyni në shtëpi mos u afroni menjëherë te burimi i nxehtësisë ,por bëni kujdes të ngroheni gradualisht dhe ngrohni pjesët e ftohta të trupit. Mos pini duhan.
Patologji të tjera që shkatohen nga i ftohti janë:
Ngrirja dhe hipotermia
Rekomandime të përgjithshme për të mbrojtur veten tuaj nga i Ftohti
Është e rëndësishme të kontrolloni funksionimin e duhur të impianteve të ngrohjes dhe kaldajt për të shmangur aksidentet shtëpiake duke mbetur pa ngrohje.
Merrni parasysh instalimin e një detektori që tyregon rritjen e monoksidit të karbonit, i cili formohet duke përdorur për ngrohje sisteme të gazit të djegshëm ose përdorimin e zjarrit me dru, si dhe në rastet e mosfunksionimit të sistemit të ajrimit dhe ventilimit.
Mbrohuni nga gripi stinor me vaksinën e gripit veçanërisht personat që vuajnë nga sëmundje kronike, ata mbi 65 vjeç vjeç dhe gratë shtatzëna. Nëse keni dyshime, bisedoni me mjekun tuaj.
Jashtë shtëpisë.
Përdorni veshje të rehatshme me shumë shtresa, ajri midis një shtrese dhe tjetrës ndihmon për të mbajtur nxehtësinë e trupit. Vishni një xhaketë ose xhub të papërshkueshëm ndaj ujit, sidomos në prani të erës, shiut ose dëborës. Nëse rrobat tuaja janë të lagura, i ndërroni ato me rroba të thata sa më shpejt të jetë e mundur.
Vendosni një kapele dhe mbuloni gjithmonë hundën dhe gojën me një shall që të zvogëlojë rrezikun e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes dhe të mos humbisni nxehtësinë trupore.
Përdorni doreza për të mbrojtur duart tuaja veçanërisht te njerëzit që vuajnë nga Sindroma Raynaud. Dorezat mund të ndihmojnë në parandalimin e fillimit të simptomave si ajo e dhimbjes.
Vishni një palë këpucë të papërshkueshme nga uji me thembra që nuk rrëshqasin dhe kushtojini vëmendje rrezikut të rënies, veçanërisht kur ka ngrica.
Në rast dëbore, bëni kujdes nga copat e akullit që mund të bien nga çatitë e ndërtesave ose nga shembja e degëve të pemëve nën peshën e borës.
Mbroni lëkurën nga thatësia dhe acarimi duke përdorur kremra hidratues; veçanërisht efektive janë ato me përmbajtje të lartë alfahidroksiacide (acide frutash); gjithashtu mbroni buzët me një balsam specifike.
Dr.Skender Brataj