Connect with us

Lifestyle

Si të zhdukni poret e hapura të lëkurës me kete sekret…

Funksioni i poreve të lëkurës është që të mundësojë ajrosjen e vazhdueshme të saj.

Poret janë zakonisht të padukshme me sy të lirë, por me kalimin e moshës ato zmadhohen dhe zgjerohen. Pamja e tyre mund të jetë e padëshirueshme ama trajtohet shumë lehtë jo vetëm me produkte kozmetike e farmaceutike por edhe me kura natyrale.

Xheli i aloe veras

Ekspertët rekomandojnë aplikimin e xhelit të aloe verës në lëkurë kundër poreve. Xhelin mund ta vendosni në fytyrë në mbrëmje dhe më pas ta shpëlani me ujë të vakët në mëngjes. Fytyra juaj do të jetë e hidratuar dhe pa pore apo papastërti.

Ekspertët këshillojnë përzierjen e një luge gjelle me uthull molle me 5 lugë gjelle ujë. Hidheni tretësirën në një shishe spërkatëse dhe përdoreni si tonik. Ky tonik do të zvogëlojë poret dhe do të rregullojë pH e lëkurës.

Maska me të bardhën e vezës

Për këtë maskë ju nevojitet e bardha e një veze, dy lugë gjelle me tërshërë dhe dy lugë gjelle me lëng limoni. Pasi t’i keni përzier mirë, aplikojeni maskën në fytyrë dhe mbajeni për gjysmë ore. Më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë deri sa maska të eliminohet tërësisht. Maskën me të bardhën e vezës mund ta përsërisni çdo ditë për rezultatet më të mira.

Soda e bukës

Përzieni sasi të barabarta të ujit dhe sodës së bukës dhe më pas maskën vendoseni në fytyrë. Masazhojeni për një minutë dhe më pas shpëlajeni me ujë. Ky trajtim funksionon edhe kundër akneve dhe puçrrave.

Ky proces duhet përsëritur çdo 3-4 ditë dhe jo më shpesh sepse përdorimi i tepruar i sodës së bukës mund të ketë pasoja negative në shëndetin e lëkurës.

Advertisement